Site icon Telegrafi

Dermatologia tregon kur duhet të bëni dush: në mbrëmje apo në mëngjes

Ekzistojnë dy lloje të njerëzve në botë: ata të cilët bëjnë dush në mëngjes, dhe ata të cilët bëjnë dush para se të flenë.

Ata të cilët pastrohen në mëngjes mendojnë se nuk ka mënyrë më të mirë se për ta filluar ditën duke u freskuar me një dush të ngrohët, ndërsa ata të cilët pastrohen në mbrëmje nuk mund të shkojnë të flenë pa i pastruar ndyrësirat dhe mikrobet e fituara gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Fundja fundit, si mund të relaksoheni dhe të flini nëse nuk jeni pastruar tërë ditën?

Për këtë përgjigjet dermatologia Dr. Natasha cok, e cila e ka japë mendimin e saj të ekspertes sa i përket kohës kur duhet bërë dush.

Sipas Dr. Cok, të dy rastet sjellin përfitime të ndryshme. Personat të cilët bëjnë dush në mëngjes kryesisht përfitojnë duke e zgjuar trupin dhe duke e rritur qarkullimin e gjakut, e veçanërisht nëse gjatë dushit herë pas here pastrohen me ujë shumë të ftohët.

Ndërsa ata të cilët pastrohen në mbrëmje e largojnë ndotjen e fituar gjatë ditës, thotë Cook.

“Shumë mikrobe dhe ndotje akumulohen në lëkurë, të cilat prodhojnë dëme të rrezatimeve të lira dhe inflamacion”, ka thënë ajo.

Dhe, duke i marrë parasysh këto raste, ajo thotë se dushet e mbrëmjes faktikisht kryejnë një funksion aktual (i largojnë ndotjet nga trupi), ndërsa dushi i mëngjesit është vetëm për t’u “zgjuar” nga gjumi. /Telegrafi/

Exit mobile version