Telegrafi

Derkoski për problemin me faqen e KSHZ-së: Bëhet fjalë për sulm të jashtëm

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski, për problemin me web-faqen tha se bëhet fjalë për ndonjë sulm të jashtëm dhe kjo sipas tij, nuk ka shkaktuar dëm real.

Ai shtoi se kjo akoma nuk është konfirmuar dhe se priten informacione tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për atë që jam i informuar është se bëhet fjalë për sulm të jashtëm. Unë nuk jam ekspert i IT-së dhe nuk mund të konfirmoj ose të them diçka. Megjithatë, derisa nuk konfirmohet kjo unë nuk dua të spekuloj me informacione tjera dhe do të shohim për çfarë bëhet fjalë gjatë ditës së sotme ose nesër”.

“Pavarësisht, kjo nuk e ka pamundësuar mbledhjen e të dhënave në mënyrë elektronike dhe ne kemi informacione në kohë”, tha në konferencë Oliver Derkoski.

Ai deklaroi se i kanë përpunuar rreth 70 përqind të vendvotimeve në të gjithë vendin./Telegrafi/