Ky është momenti kur “rrota e madhe” në një park lojërash bie nga mbi 10 metra lartësi në Punjab të Indisë veriore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia filloi një hetim mbi atë që shkaktoi aksidentin më 4 shtator.
Pamjet treguan se “rrota e madhe” rrotullohej duke humbur shpejtësinë përpara se të binte në vend që të ngadalësohej.
Përplasja i hedh turistët nga vendet e tyre teksa përplaset me platformën.
Shikuesit mund të dëgjohen duke bërtitur, duke parë teksa të dashurit e tyre bien duke u rrëzuar drejt e pa u ndalur.
Nga aksidenti janë plagosur 15-16 persona, mes tyre fëmijë, ndërsa pesë të shtruar në spitalin e afërt.
“Po organizohej një karnaval dhe dëshmitari okular na tha se kishte një pengesë teknike”, kanë thënë nga policia. /Telegrafi/