Guvernatori i ri i provincës iraniane Azerbaijan, brigadieri i IRGC, Zeinolabedin Horam Razawi, derisa po i drejtohej masës, një koleg i tij – koloneli Alizadeh nga korpusi “Ashura” që njëherit është pjesë e Gardës Revolucionare, e godet shuplakë në fytyrë.
Në fillim ishte raportuar se nuk dihet motivi që çoi të ky sulm i papritur që ndodhi brenda një salle, duke detyruar autoritetet e sigurimit të reagojnë për ta vënë nën kontroll situatën, transmeton Telegrafi.
Ndërsa tani raportohet se arsyeja ishte plotësisht bizare – por shumë e rëndësishme për iranianët. Gjithçka ndodhi kur në vend të një gruaje, bashkëshortja e tij u vaksinua kundër COVID-19 nga një mashkull.
https://twitter.com/BabakTaghvaee/status/1451832463576211456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1451832463576211456%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3794569%2Fsamar-govor-iran
Por është interesant se guvernatori i ri kishte deklaruar se nuk e njeh burrin që e sulmoi, pavarësisht që u identifikuar si pjesëtar i formacionit të njëjtë ushtarak që edhe ai vet i takon.
“Nuk e di se kush është. Për mua është diçka e vogël”, pati deklaruar guvernatori menjëherë pas sulmit. /Telegrafi/