Të gjithë tifozët kanë thënë të njëjtën gjë pasi kanë parë reagimin e Zlatan Ibrahimovicit ndaj Argjentinës që fitoi Kupën e Botës të dielën.
Sulmuesi legjendar suedez ishte në tribuna teksa shikonte Lionel Messin duke frymëzuar Argjentinën për një fitore mahnitëse ndaj Francës në atë që ishte një finale vërtet spektakolare.
Teksa ylli 35-vjeçar dhe shokët e tij festonin, kamera e kapi Ibrahimovicin në tribunë pranë gruas së tij Helena Seger.
41-vjeçari kishte një pamje të ftohtë në fytyrën e tij, pasi dukej mjaft i pakënaqur nga fakti që ish-bashkëlojtari i tij i Barcelonës kishte fituar më në fund trofeun e Kupës së Botës.
Dukej sikur suedezi po bënte tifo për Francën ndërsa ishte ulur përkrah Paul Pogbas dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Ibrahimovic u fotografua gjithashtu me pronarin e Paris Saint Germain Nasser Al-Khelaifi më herët.
Fansat u hodhën shpejt në rrjetet sociale për të reaguar ndaj reagimit të Ibrahimovic.
📸 | Ibrahimovic along with France president Emmanuel Macron and Emir of Qatar Tamim Al Thani pic.twitter.com/mtdib6pukx
— Milan Eye (@MilanEye) December 18, 2022
Njëri tha: “Zlatan donte që Franca të fitonte”.
Një tjetër shkroi në Twitter: “Zlatan Ibrahimovic nuk duket i lumtur”.
Tifozi i tretë potencoi: “Zlatan Ibrahimovic duket kaq i humbur. Ndoshta ai shpresonte të shihte Francën duke fituar trofeun.”
Pavarësisht reagimit të tij, Ibrahimovic tha para finales se ishte shkruar në yje që Messi të ngrinte trofeun. /Telegrafi/
🇦🇷 Argentina vs France 🇫🇷
Zlatan Ibrahimovic and Paul Pogba are among the famous faces watching on 👀
Follow all of the action and build-up LIVE 👇https://t.co/wtEfL6Jc2w #FIFAWorldCup pic.twitter.com/ZL1g2PnB5T
— Mail Sport (@MailSport) December 18, 2022