Pas raportimeve të shumta se ish-komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore, ka reaguar ministria e Jashtme e Rusisë.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, ka deklaruar se do të ishte vendim i duhur lirimi i tij nga burgu për arsye humanitare.
Deklaratat e Zakharovës për liderët serbë të Bosnjës nuk janë të rralla, e në veçanti për ata që akuzohen për krime lufte.
“Ne besojmë se do të do të ishte vendim i duhur për mekanizmat kompetente që ta lirojnë Ratko Mlladiqin për arsye humanitare”, ka shkruar Zakharova në Twitter.
Kujtojmë që Mlladiq është dënuar për krime lufte, pasi është përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. /Telegrafi/
💬#Zakharova: We saw media reports about the hospitalization of Ratko Mladić in Hague caused by the rapid deterioration of his health
We believe it would be the right decision for the Residual Mechanism to release Ratko Mladić on humanitarian grounds. pic.twitter.com/u4dIzNjSyq
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) September 15, 2022