Kylian Mbappe ka marrë një surprizë të këndshme nga një pjesë e tifozëve të Paris Saint-Germain, derisa pjesa tjetër e vërshëllyen.
Sulmuesi francez njoftoi këtë javë se po largohej nga klubi në fund të këtij sezoni, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Një fëmijë nga periferitë e Parisit, i cili u bë një legjendë e Paris Saint-Germain”, ishte një transparent i shfaqur nga ultrasit e PSG-së.
Disa të tjerë e shfaqën një transparent edhe më të madh, aty ku shihej figura e Mbappes, ndërsa lojtari shkoi afër tij dhe t’i falënderonte tifozët.
Lojtari natyrisht se ka pritur një lamtumirë nga tifozët parisienë, pasi po largohet si golashënuesi i tyre më i mirë në histori.
Sulmuesi 25-vjeçar do të transferohet te Real Madridi si lojtar i lirë, duke u bërë galaktiku i radhës që bëhet pjesë e Los Blancos. /Telegrafi/