Një pjesë e tifozëve të Manchester United u nisën drejt daljes pasi Phil Foden shënoi për 4-0 përpara bilbilit të pjesës së parë të së dielës.
Skuadra e Erik ten Hag mezi u mbajt në 45 minutat e para, duke u demoluar nga rivali lokal.
Foden kishte shënuar golin e parë të takimit, derisa më pas erdhën edhe dy gola të tjerë të Erling Haalandit.
Momente pasi Foden bëri rezultatin 4-0 ndaj rivalit të qytetit, një numër tifozësh të United u panë duke u shkuar drejt daljeve nga Etihad. Ata kishin parë mjaft.
Gary Neville, të cilit iu bashkua Martin Tyler në komente, ndau të njëjtën ndjenjë: “Po, ata kanë parë mjaft”.
Natyrisht se ishte një pamje e shëmtuar sidomos në pjesën e parë, por kështu nuk mund të thuhet edhe për të dytën.
United ia doli të shënonte tri gola, mirëpo City ishte tashmë gjashtë tre gola para tyre, për ta fituar takimin 6-3. /Telegrafi/
"They've seen enough…" 🔴 pic.twitter.com/mA0eO5RzV7
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) October 2, 2022