Telegrafi

Deri më tani goli më i bukur i këtij sezoni, mund të jetë edhe i vitit për Alejandro Garnachon

Manchester United është duke fituar 1-0 në udhëtim te Evertoni në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Kjo epërsi e Djajve të Kuq ka ardhur nga një gol spektakolar dhe që mund të thuhet se do të konsiderohet për çmimin e golit të sezonit.

Ishte minuta e tretë e takimit, kur Diogo Dalot asistoi te Alejandro Garnacho që la të gjithë të shokuar dhe në të njëjtën kohë në festë me goditjen e tij.

Talenti argjentinas goditi me gërshërë në zonën e Toffes, duke mposhtur portierin e Anglisë, Jordan Pickford.

Padyshim se ky gol do të jetë në listën për garën e golit të vitit, që ndryshe njihet me emrin ‘Puskas Award’. /Telegrafi/