Është duke vazhduar procesi zgjedhor në rajonin e Mitrovicës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri para orës 11:00 në Mitrovicë kanë votuar 6 mijë e 237 qytetarë, në Vushtrri, 7 mijë e 22 qytetarë, ndërsa në Skenderaj 3 mijë e 997 qytetarë.
Gjithsej, deri në këtë periudhë kohore kanë votuar 17 mijë e 256 qytetarë.
Bëhet e ditur se në Mitrovicë kanë të drejtë vote 81 mijë e 482 qytetarë, në Vushtrri 73 mijë e 713 qytetarë, ndërsa në Skenderaj 53 mijë e 329 qytetarë. /Telegrafi/