Po vazhdon procesi zgjedhor në rajonin e Gjilanit, ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e para të numrit të votuesve.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në ora 11:00 në komunat e Rajonit të Gjilanit, komunat si; Kamenicë, Novobërdë, Viti, Ranillug, Partesh dhe Kllokot kanë votuar 19 mijë, e 67 qytetarë.
Në Komunën e Gjilanit deri në ora 11:00, nga 103 mijë e 616 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 9306, apo 8.98 përqind.
Ndërsa, në Komunën e Kamenicës kanë votuar 2663 qytetarë nga 33 mijë e 775 sa kanë të drejtë vote. Deri në ora 11:00 është regjistruar 7.88 përqind e votuesve në këtë komunë.
Në Komunën e Vitisë nga 49 mijë e 54 votues, deri në ora 11:00 kanë votuar 3721 qytetarë, apo 7.59 përqind.
Në Komunën e Kllokotit nga 3871 votues, deri në ora 11:00 kanë votuar 396 qytetarë, apo 10.23 përqind.
Në Komunën e Ranillugut nga 5069 votues, deri në ora 11:00 kanë votuar 909 qytetarë, apo 17.93 përqind.
Në Komunën e Parteshit nga 4882 votues, deri në ora 11:00 kanë votuar 536 qytetarë, apo 10.98 përqind. /Telegrafi/
Në Komunën e Novobërdës nga 9820 votues, deri në ora 11:00 kanë votuar 1536 qytetarë, apo 15.64 përqind. /Telegrafi/