Gjiganti metalurgjik Ferronikel po konsiderohet si eksportues më i madh në Kosovë, sa i përket xeheve që kjo fabrikë nxjerr dhe përpunon.
Mirëpo, eksporti më i madh është realizuar drejt Maqedonisë, përkatësisht në Feni Kavadarc, aty ku pronarët e kësaj kompanie transportojnë xehe të nikelit të shkritores Ferronikel në Drenas, tash e disa muaj.
Edhe nga Dogana konfirmojnë rritje të eksportit drejtë Maqedonisë.
Adriatik Stavileci, Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, tha se deri 150 kamionë me xehe për çdo muaj janë eksportuar në Maqedoni. /Gazeta Tribuna/