Site icon Telegrafi

Deri ku planifikon të shkojë Italia

Antonio Conte ka thënë se synimet e Italisë janë të mëdha në këtë Evropian. Objektivi është që kjo përfaqësuese të hyjë në mesin 16 ekipeve më të mira.

Azzurrët e mposhtën Belgjikën me rezultat prej 2-0 në një ndeshje që italianët treguan shpirtin ekipor që po mbizotëron aktualisht te kombëtarja e tyre. Dhe është pikërisht ky segment që Conte e vlerëson më së shumti.

“E kam thënë edhe më parë, ky është një grup së pari dhe mbi të gjitha i burrave dhe më pas i futbollistëve”.

“Kjo është shumë e rëndësishme pasi në një turne si ky ju duhet një alkimi e njerëzve të bashkuar dhe kënaqësia më e madhe për mua ishte që të shihja se sa të lumtur ishin futbollistët, përfshirë edhe ata në bankën rezervë”.

“Kemi qëllime të mëdha dhe objektivi mbetet i njëjtë, të hyjmë në mesin e 16 ekipeve më të mira. Mendoj se tifozët janë të kënaqur kur shohin 23 lojtarë që japin çdo gjë në fushë dhe janë të gatshëm të derdhin gjak”, ka thënë Conte për uefa.com.

Exit mobile version