Telegrafi

Derby d’Italia- parashikimet

Kampioni në fuqi mban kreun e tabelës në Serie A me 35 pikë, ndërsa Juventusi pozicionohet në vendin e tretë me 27 pikë (tetë më pak se Interi).

Me fitore zikaltrit do të distancoheshin edhe më tepër nga bardhezinjtë, të cilët nuk guxojnë të mposhten, pasi që atëherë diferenca do të ishte 11 pikë dhe vështirë se do të mund të mbanin gjallë shpresat për titull.

Pjesëtarë të të dyja skuadrave kanë paralajmëruar një ndeshje të fortë, interesante, të bukur dhe me plot emocione.

Ndërkohë analistët e futbollit italian kanë dhënë parashikimet e tyre se cili mund të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Shumica e tyre parashikojnë që kjo ndeshje do të përfundojë me rezultat të barabartë (1-1 ose 2-2). Ndërsa janë të rrallë ata që mendojnë se do të fitojë Juventusi (1-0) ose Interi (1-2).

Sa i përket lojtarit të ndeshjes, votat parashikuese shkojnë për portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, por përmenden edhe emrat e Giorgio Chiellinit (Juventus), Diegos (Juventus), dhe Esteban Cambiassos (Inter), ndërsa në listën e atyre që mund të jenë më të merituar është edhe emri i trajnerit të Interit, Jose Mourinho. /Telegrafi/