Lazio ka marrë fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Roma në derbin lokal që u zhvillua në kuadër të javës së 13-të në Serie A.
Pas 29 minutash lojë, Pedro ia doli ta gjente Felipe Andersonin, që shënoi golin e vetëm në “Olimpico”.
Dy skuadrat më pas shkuan në pushimin mes pjesëve, ndërsa 45 minutat e dytë ishin më të qetë.
HT | #RomaLazio 0-1
⏸️ INTERVALLO
⚽️ @F_Andersoon (29’)#AvantiLazio 🦅 pic.twitter.com/x9Ml5dYM2J— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) November 6, 2022
Rastin më serioz në këtë pjesë e pati golashënuesi Anderson, mirëpo goditja e tij në minutën e 73-të u prit nga Rui Patricio.
Deri në fund, dy skuadrat u munduan që të gjenin rrjetën e njëra-tjetrës, mirëpo Lazio ishte ajo që festoi në fund.
73’ | #RomaLazio 0-1#Cancellieri entra in area poi scarica per @F_Andersoon, Rui Patricio devia in corner #AvantiLazio 🦅 pic.twitter.com/LOMP0cWxMn
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) November 6, 2022
Pas javës së 13-të, Lazio gjendet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Roma ka dy më pak dhe gjendet në të pestin.
Në xhiron e 14-të, Roma do të ketë punë me Sassuolon, duke shpresuar që të mos shkëputet shumë nga top katërshja. /Telegrafi/