Sot është luajtur derbi i qytetit të Tetovës në mes Shkëndijës dhe Renovës, në sy të më shumë se 5 mijë tifozëve tetovar.
Takimi i javës së 8-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1.
Pjesa e parë solli një Shkëndijë më ofenzive, ndërsa Renova e kujdesshme në kundërsulme priste rastin e saj.
Me të filluar pjesa e dytë Shkëndija gjen epërsinë. Ishte minuta e 49-të kur Alimi harkon në zonë, ndërsa Junior kërcen më së larti dhe me kokë realizon për 1:0, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pjesën e dytë shënoi edhe Renova e Xhepçishtit, nëpërmjet Musliut i cili shfrytëzoi një krosim nga këndi./Telegrafi/