Derbi mes Shkëndijës dhe Shkupit është mbyllur baras 0-0, ndërsa Struga ka vazhduar me formën e mirë.
Shkëndija e Tetovës ka luajtur baras 0-0 përballë Shkupit në derbin e javës së Superligën e Maqedonisë së Veriut.
Tetovarët edhe pse kishin më shumë nga loja, nuk arritën të fitonin në fund.
Në anën tjetër Struga, po shtyp çdo kundërshtar që po i del përpara. Ata këtë herë fituan 2-0 përballë Tivkesit.
Golat për ekipin e drejtuar nga Srgjan Saharieski u shënuan nga Besart Ibraimi dhe Darko Ilieski.
Kryeson bindshëm Struga me 24 pikë të plota në tetë ndeshje, teksa Sileksi i vendit të dytë e ndjek me 10 pikë më pak.
Shkëndija ka 12 pikë, ndërsa Shkupi ka 10 pikë deri më tani. /Telegrafi/
Standings provided by SofaScore LiveScore