Marash Kumbulla është duke vazhduar me ndeshje fantastike në Serie A.
Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu edhe ndaj kampionit në fuqi të Italisë, Juventusit në fitoren 2-1 të Hellas Veronës.
E falë paraqitjeve të mira të tij, skuadrat e mëdha vazhdojnë të interesohet për transferimin e Kumbullës.
Tuttosport ka raportuar se së fundmi ka një derbi të qytetit mes dy skuadrave të Manchesterit për yllin shqiptar.
Si City ashtu edhe United janë duke vëzhguar nga afër paraqitjet e reprezentuesit shqiptar.
Por shqiptar nuk po kërkohet vetëm në Angli, pasi interesim për të ka edhe nga Italia dhe Gjermania.
Inter, Milan, Napoli, Lazio, Atalanta, Fiorentina janë skuadrat italiane që e duan atë, ndërsa Dortmund dhe Frankfurt e duan në Gjermani.
Verona është gati ta shes lojtarin në verë, por dëshiron që të fitojë së paku 25 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/