Liga e Parë do ta hap siparin e javës së 17-të me plotë shtatë ndeshje tejet interesante.
Vëmendja kryesore pritet të jetë në Grupin A, aty ku pritet të zhvillohen plotë katër ndeshje.
Takimi kryesor i Grupi A do të jetë në mes A&N dhe Lirisë, ndryshe si derbi lokal ku të dy skuadrat po kërkojnë inkuadrimin në Superligë.
Ndërsa, në këtë Grup do të luhen edhe ndeshjet Trepça – Vushtrria, Dukagjini – Istogu dhe Malisheva – Drenasi.
Ndërkohë, takimet interesante pritet të zhvillohen edhe në Grupin B, ku padyshim vëmendja do jetë në mes Vitisë dhe Dardanës.
Kurse, ndeshjet tjera do të jenë KEK-u – Ramiz Sadiku dhe 2 Korriku – Vllaznia e Pozheranit.
Liga e Parë – XVII
Grupi A
E shtunë – 13:00
A&N – Liria
(Gjyqtarë: B. Kasumi, E. Zeqiri, F. Sekiraqa)
Trepça – Vushtrria
(Gjyqtarë: E. Dakaj, L. Selmani, E. Bejtullahu)
Dukagjini – Istogu
(Gjyqtarë: Sh. Murtezi, A. Sadiku, V. Hyseni)
Malisheva – Drenasi
(Gjyqtarë: V. Bajgora, A. Latifi, B. Rama)
Grupi B
E shtunë – 13:00
KEK-u – R. Sadiku
(Gjyqtarë: V. Ibërdemaj, Z. Rrahimi, F. Jakupi)
2 Korriku – Vllaznia P
(Gjyqtarë: I. Mehmeti, A. Bacaj, B. Hyseni)
Vitia – Dardana
(Gjyqtarë: L. Jashari, D. Rexhepi, A. Zhegrova). /Telegrafi/