Telegrafi

Derbi në Etihad fillon vrullshëm: Unitedi i shënon Cityt nga penalltia

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj rivalit lokal Cityt në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 33 sekondash lojë në Etihad Stadium, Gabriel Jesus shkaktoi penallti, duke ndërhyrë në mënyrë të palejueshme ndaj Anthony Martialit.

Gjyqtari Anthony Taylor bëri me shenjë nga pika e bardhë, e që i saktë nga aty ishte Bruno Fernandes që mposhti portierin Ederson.

Kujtojmë se ky gol i portugezit ishte i 16-ti për të deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_ELITE_17/status/1368600915645657088