Telegrafi

Derbi mes Romës dhe Napolit zhvillohet në Olimpico, formacionet zyrtare

Roma dhe Napoli do ta zhvillojnë derbin e javës së 11-të në Serie A.

Giallorosët në këtë takim vijnë pas një serie të mirë të ndeshjeve ku nuk kanë pësuar humbje në pesë takimet e fundit.

Tri fitore e dy barazime ka marrë skuadra e Fonsecas në këto pesë takime, derisa në të fundit triumfoi me rezultat të thellë 0-4.

Në anën tjetër edhe Napoli ka bilanc të njëjtë në pesë takimet e fundit me tri fitore e dy barazime.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të këtij derbi.

Formacionet zyrtare:

Roma: Pau Lopez, Spinnazola, Cetin, Smalling, Mancini, Kolarov, Veretout, Pastore, Kluivert, Zaniolo, Dzeko.

Napoli:Meret, Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui, Fabian, Zielinski, Callejon, Insigne, Mertens, Milik. /Telegrafi/