Site icon Telegrafi

Lyoni fiton ndaj PSG-së derbin e golave fantastik (Video)

Lyoni dhe Paris Saint Germain janë ndarë me rezultat 2-1 në Ligue 1.

Ishte një derbi me raste, por të dy skuadrat u treguan të sigurta në fazën mbrojtëse.

I pari që shënoi në takim ishte Nebil Fekir në minutën e dytë të takimit. Francezi shënoi një gol të bukur nga gjuajta e lirë që jo shpesh herë kemi rastin ta shikojmë.

Edison Cavani kishte rast të mirë për gol në minutën e tetë, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë erdhi nga Layvin Kurzawa.

Ylli i PSG-së u kundërpërgjigj me një tjetër gol të bukur, një volle në zonë pas asistimit nga Dani Alves.

PSG në pjesën e dytë kontrolloi lojën, por ishte Lyoni që kishte disa raste për gol dhe në fund kjo u kurorëzua me gol nga Memphis Depay në minutat shtesë.

Pas kësaj fitore klubi nga Parisi vazhdon në vendin e parë me 56 pikë, kurse Lyoni ngjitet në pozitën e dytë me 48 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Paris Saint Germainit është ndaj Montpellierit, ndërsa Lyoni udhëton te Bordeaux. /Telegrafi/

https://twitter.com/OL_Plus/status/955175258578923521

https://twitter.com/OL_Plus/status/955181930269601793

https://twitter.com/OL_Plus/status/955198458083921921

Exit mobile version