Shkëndija përkundër dominimit ka pësuar disfatë 0-2 nga Vardari në derbin e xhiros së 11-të të LPFM-së, duke lëshuar rastin të ngjitet në krye të renditjes.
Stefan Spirovski në pjesën e parë solli epërsi për miqtë pas gabimit të portierit Kostandin Zahov, ndërsa në të dytën shënoi Nikola Gligorov.
Kjo humbje i revoltoi 10 mijë tifozët që ishin prezent në stadium. Ballistët pas shënimit të dy golave kanë shfaqur revoltën e tyre duke u ulur në tribunën e tyre që të mos bëjnë tifo, në shenjë proteste. Ballistët ishin të revoltuar me portierin Zahov, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo ishte xhiroja e 11-të, ndërsa Shkëndija pati mundësi të mirë të ngjitet në vendin e parë. Tani, me humbjen e pësuar, Vardari është në vendin e parë, me pesë pikë larg Shkëndijës./Telegrafi/