Site icon Telegrafi

Derbi i Ligue 1 mbyllet pa fitues, Enrique e zëvendëson Mbappen pas pjesës së parë

Monaco dhe PSG kanë luajtur baras pa gola në ndeshjen derbi të javës së 24-të të Ligue 1.

Vendasit ishin shumë dominues në pjesën e parë, duke rrezikuar disa herë portën e Gio Donnarummas.

Folarin Balogun, Takumi Minamino dhe Wissam Ben Yedder kishin raste të mira, me këtë të fundit madje edhe që arriti të shëojë, por që goli u anulua me VAR.

Kylian Mbappe e nisi ndeshjen nga fillimi, por që nuk doli në fushë në pjesën e dytë, pasi Luis Enrique vendosi ta zëvendesojë.

Në pjesën e dytë, PSG kishte më shumë nga loja, kur Bredley Barcola rrezikoi i pari.

Pas tij Vitinha kishte rast të mirë, por as ky nuk arriti të shënojë.

Me këtë barazim, PSG mbetet lider me 55 pikë, ndërsa Monaco është e treta me 42 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version