Telegrafi

Derbi i Ligue 1 me disa mungesa: PSG – Monaco, publikohen formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Monaco do të takohen në derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 21:00 në stadiumin Parku i Princave.

Për këtë takim, PSG do të jetë pa lojtarët si, Juan Bernat, Cristian Dagba, Angel di Maria, Neymar dhe Pablo Sarabia, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Monaco nuk mund të llogaris në Gelson Martins, Pellegrini dhe Geubbles, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i PSG-së: Navas – Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa – Paredes, Gueye, Herrera – Kean, Icardi, Mbappé

Formacioni startues i Monacos: Lecomte – Disasi, Maripan, Badiashile, Henrique – Aguilar, Fofana, Tchouaméni, Diop – Volland, Ben Yedder. /Telegrafi/