Bayern Munichu ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Bayer Leverkusenit.
Ishte një ndeshje e mirë dhe me raste nga të dy anët, por vendasit për një nuancë ishin më të mirë.
Takimi filloi me rastin e Admir Mehmedit, por sulmuesi shqiptar nuk arriti të tundë portën e Manuel Neuer.
Goli i parë në takim erdhi nga Thiago Alcantara në minutën e 30-të, por mysafirët barazuan vetëm pas pesë minutash me anë të Hakan Calhanoglut dhe me rezultatin 1-1 u mbyllë pjesa e parë.
Goli i fitores u shënua nga Mats Hummels në minutën e 56-të pas një goditje të mirë me kokë nga mbrojtësi gjerman.
Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon në pozitën e dytë me 27 pikë, kurse Leverkuseni në të nëntën me 16 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Carlo Ancelottit është ndaj Mainzit. /Telegrafi/
https://twitter.com/Oro_Mexico/status/802585765859336192?ref_src=twsrc%5Etfw