Site icon Telegrafi

Derbi i javës në Bundesliga, formacionet startuese Bayern-Dortmund

Bayern Munichu është nikoqir i Borussia Dortmundit për derbin e javës së 28-të në Bundesliga.

Bavarezët pësuan në xhiron e fundit nga Hoffenheimi, ashtu që do të kërkojnë fitore në këtë përballje.

Nga ana tjetër, BVB vjen nga fitorja prej 3-0 kundër Hamburgut.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Ulreich; Lahm, Boateng, Martinez, Alaba; Alonso, Vidal; Robben, Thiago, Ribery; Lewandowski.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Burki; Passlack, Sokratis, Bartra, Schmelzer; Ginter, Guerreiro; Dembele, Castro, Pulisic; Aubameyang.

/Telegrafi/

Exit mobile version