Janë luajtur pesë duelet e para të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ku në qendër të vëmendje ishte derbi i dy rivalëve të përbetuar të qytetit të Shkupit, FC Shkupit dhe Vardarit, të cilin përsëri e fitoi ekipi shqiptar nga Çairi, njofton Telegrafi.
Shkupi u tregua i pamëshirshëm edhe një herë ndaj rivalit të vjetër Vardarit, duke dëshmuar se është ekip më i mirë.
Të dy ekipet në këtë ndeshje ishin të udhëhequra nga trajner të rinj, e ku doli që Mirkov i Shkupit të kishte bërë strategji më të mirë nga Petreski i Vardarit. Shkupi këtë ndeshje e fitoi me rezultat të pastër 3-0, me golat e Guxhufit, Ibishit dhe El Hadji Gueye.
Struga është mundur në Shkup nga Rabotniçki, ekip ky që tregoi se këtë sezon do të jetë një ndër skuadrat që do të pretendojë kreun e tabelës. Rabotnçki jo rastësisht javën e dytë mori pikë edhe në Tetovë ndaj Shkëndijës, ndërsa sot e mundi Strugën me rezultat 2-0.
Autor të golave ishin Gando dhe Alomeroviç që në pjesën e parë.
Gostivari ka marrë fitoren e dytë radhazi, kësaj here ka mundur në derbin e vogël të ekipeve shqiptare, Voska Sportin nga Ohri. Gostivari fitoren e dhe tri pikë të reja mori me golat e Mashike dhe Simonovskit.
Fitoren e parë debutues enë kategorinë e parë e ka marrë edhe skuadra e Besës nga Dobërdoli. Besa përballë kishte një kundërshtar tepër të papërshtatshëm dhe të fortë, Tikveshin që është fitues i Kupës së sezonit të kaluar dhe kishte paraqitje të mirë edhe në ndeshjet e Ligës së Konferencës së Evropës.Tri pikët e para dhe fitoren Besës ia siguroi Latifi në minutën e 80-t.
Fitore ka marrë edhe Pelisteri në duelin ndaj Sileksit, ndërsa java e tretë kompletohet me ndeshjen që luhet në orën 20:00 në mes AP Brera dhe Shkëndijës së Tetovës. /Telegrafi/