Studiuesit nga Universiteti i Washingtonit kanë analizuar 555 shtatzëna me një mesatare prej 24 vitesh.
Ata kanë vërtetuar se nga simptomat e depresionit kanë vuajtur 7.2% e grave dhe se ata kanë qenë dyfish më të prira për të lindur para kohe.
Prania e simptomave të depresionit dhe gjasat për lindje të parakohshme ishin edhe më të shprehura te gratë afro-amerikanë, pa marrë parasysh faktorët tjerë të rrezikut, si masa e rritur trupore dhe faktorët socio-demografik.