Gianni de Biasi edhe zyrtarisht është trajner i Deportivo Alaves në La Liga.
Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.
64 vjeçari italian ka arritur marrëveshje me Alavesin, skuadër që në pesë xhirot e para nuk ka arritur asnjë pikë në La Liga.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Alavesit.
FICHAJE | El #Alavés incorpora a Gianni De Biasi para el banquillo albiazul ➡️ https://t.co/Jod46Uhv1E ¡Bienvenido, míster! #GoazenGlorioso pic.twitter.com/dGHgiaTfen
— Deportivo Alavés (@Alaves) September 22, 2017
Në prezantimin e De Biasit, skuadra spanjolle cek po ashtu edhe suksesin e tij me Shqipërinë, arritjen në Euro 2016.
De Biasi ndeshjen e parë do ta ketë kundër Real Madridit.
Trajneri italian do të ketë punë të vështirë te skuadra spanjolle, pasi përveç që nuk kanë fitore, ata nuk kanë shënuar gol. /Telegrafi/