Site icon Telegrafi

Deponia e mbeturinave, shqetësim për banorët e fshatit Nivokaz

Në disa fshatra të Komunës së Gjakovës vazhdojnë të ekzistojnë disa deponi të mbeturinave, të cilat paraqesin shqetësim për banorët e fshatave në të cilët gjinden këto deponi.

Një deponi e tillë gjindet në fshatin Nivokaz të Komunës së Gjakovës, ku sipas banorëve të këtij fshati kjo deponi është krijuar nga persona të papërgjegjshëm.

“Këtu tek lumi Erenik është bërë një deponi e mbeturinave, ku njerëz të papërgjegjshëm hedhin mbeturina çdo ditë, dhe deri më tani askush nuk ka ardhur ta pastrojë këtë lokacion, dhe prandaju bëj kërkesë intitucioneve përgjegjëse që të vijnë dhe ta pastrojnë këtë deponi, sepse ekziston mundësia që këto mbeturina të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.”

Ndërsa sa i përket pastrimit të kësaj deponie KRM “Çabrati” ka bërë të ditur se pastrimi i kësaj deponie do të bëhet në momentin që e marrim kërkesën për pastrim nga Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Gjakovës.

Exit mobile version