Site icon Telegrafi

Depilimi me dyllë në zonën intime: Pesë këshillat që duhet patjetër t’i dini!

Depilimi në zonën intime mund të jetë i frikshëm dhe shumë gra thonë se është zona më e dhimbshme për t’u depiluar

Disa thonë se sa më shpesh ta bëni, aq më shumë do të mësoheni dhe rrjedhimisht dhimbja s’do jetë e njëjtë. Sido që të jetë, nuk ka nevojë për panik.

Këtu keni 4 këshilla nga Byrdie që japin profesionistët, që depilimi me dyllë të shkojë si duhet.

1. Lërini qimet të rriten

As mos mendoni të lini takimin e radhës me estetisten, nëse gjatësia e qimeve nuk është nga 0.3 deri në 0.6 cm. Kjo është gjatësia ideale për depilim sepse dylli qëndron mirë, duke e tërhequr qimen direkt nga rrënja. Nga ana tjetër, qimet nuk sugjerohet të jenë as më të gjata se 0.6 cm.

Estetistët zakonisht sugjerojnë depilimin çdo 4-5 javë. Ndërkohë, teksa prisni, mos bëni kurrë gabimin e depilimit me brisk.

– Do të pendoheni kur të zgjoheni me “qime kashte”, thotë ekspertja Coba Davidov.

2. Evitoni prekje

Evitoni prekjen direkte në lëkurë të sapo-depiluar. Kjo jo vetëm që do të bllokojë poret, por gjithashtu do t’i transferojë bakteret nga duart tek lëkura e depiluar.

Qëndroni gjithashtu larg diellit për 1-2 ditë pas depilimit dhe sigurohuni të përdorni gjithnjë krem mbrojtës ndaj diellit!

 

3. Shkoni vetëm tek profesionistët

Depilimi në shtëpi është një opsion, por një rezultat më i mirë është gjithmonë tek një estetist profesionist.

Sigurohuni të shkoni tek dikush që di ta bëjë vërtet mirë këtë gjë, sepse përndryshe mund të keni probleme më pas apo dhimbje më të madhe gjatë depilimit.

4. Shtresoni lëkurën dhe hidratojeni

Mbajtja e lëkurës së shëndetshme dhe të hidratuar para se të depiloheni lejon që qimet të hiqen plotësisht.

Pas depilimit, shtresoni lëkurën një herë në javë dhe hidratoheni çdo ditë, citon Anabel.

5. Tregohuni të zgjuara

Mendoni për një periudhë afatgjatë. E bukura e depilimit është se me seanca të rregullta, nevoja për depilim sa vjen e zvogëlohet.

Gradualisht, qimet do të rriten në një cikël të qëndrueshëm dhe do të bëhen më të dobët, më të rrallë që do të thotë se më vonë, ju mund ta shtyni dhe më gjatë hapësirën kohore midis dy takimeve për depilim. /Telegrafi/

Exit mobile version