Memphis Depay po vazhdon me paraqitje të mira që nga huazimi i tij te Lyoni.
Anësori holandez nuk kishte hapësira në formacionin e Jose Mourinhos te Manchester United dhe u desh të detyrohet të largohet.
Depay vendosi të vazhdoj karrierën në Ligue 1 te skuadra e Lyon dhe nuk ka gabuar, pasi ka kthyer formën dhe po shkëlqen.
Shkëlqimi i tij u dallua edhe në ndeshjen e sotme(diel) që skuadra e tij luajti përball Toulouse, ku shënuan fitore të thellë me rezultat 4-0.
Në këtë ndeshje, holandezi shënoi dy gola duke arritur në kuotën e pesë golave në kampionat dhe dy asistimeve.
Megjithatë, goli i dytë i tij ishte i çmendur, pasi shënoi nga gjysma e fushës duke befasuar portierin kundërshtar me një goditje të fortë dhe të saktë.
Ky gol u shënua në minutën e 82-të ndeshjes dhe lirisht mund të hyjë në listën për golin e vitit. /Telegrafi/
https://twitter.com/AntF44/status/840989132147040257