Telegrafi

Depay: Nuk ishte e lehtë me Mourinhon

Memphis Depay ka këmbëngulur se nuk ka probleme me menaxherin Jose Mourinho, gjatë kohës sa ishte futbollist i Manchester Unitedit .

Holandezi ka pohuar se nuk ka pasur ndonjë problem te Djajtë e Kuq, megjithëse ishte e vështirë që të punohet nën urdhrat e trajnerit portugez.

“Në Manchester gjithmonë punoja atë që është dashur. Për mua personalisht nuk ishte aq e lehtë”, ka thënë Memphis.

“Doja të luaja. Por nuk patëm marrëdhënie të keqe. Ai është trajner dhe person i madh. Tani do të shohim si do të luaj këtu”, tha ndër të tjerash holandezi 22-vjeçar.

Ndryshe, futbollisti kaloi në radhët e skuadrës franceze gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/