Site icon Telegrafi

Deodoranti bën që meshkujt të duken “më mashkullor” në sytë e femrave

Meshkujt që nuk janë aq “mashkullorë” mund ta përmirësojnë dukshëm “burrërinë” e tyre në sytë e grave duke përdorur deodorant, sugjeron studimi.

Megjithatë, hulumtimi tregon se meshkujt që kanë trajta “shumë mashkullore” nuk e përjetojnë të njëjtën ngritje të burrërisë, sipas hulumtuesve të cilët kanë hetuar se si parfumi i ndryshon perceptimet e gjinisë.

Ekspertët kanë zbuluar se femrat janë më të ndjeshme dhe më të vëmendshme ndaj aromave sesa meshkujt.  Pra, meshkujt që nuk janë aq mashkullor ishin parë më ndryshe nga sytë e femrave kur kishin vënë deodorant.

Sipas ekspertëve, parfumet kanë aftësinë dhe fuqinë që t’i ndryshojnë perceptimet e ndryshme dhe kjo është arsye e mirë për të filluar të kujdeseni për aromën e trupit. /Telegrafi/

Exit mobile version