Zlatan Ibrahimovic, ka fituar procesin gjyqësor për shpifje ndaj ish-trajnerit atletik që e kishte akuzuar për doping në kohën kur ishte te Juventusi.
Ulf Karlsson, që ishte trajner i ekipit atletik të Suedisë nga viti 2001 deri 2004, kishte thënë vitin e shkuar se Ibrahimovic kishte përdorur substanca për zhvillimin e muskujve.
“Zlatan shtoi dhjetë kile muskuj në gjashtë muaj te Juventusi. Kjo është e pamundur në një kohë të shkurtër. Mendoj se ai ka përdorur substanca. Jam i bindur”, kishte thënë ai për gazetën “Nya Wermlands-Tidning”.
Tani ai është dënuar me 2500 euro nga një gjykatë suedeze për komentet shpifëse. /Telegrafi/