Site icon Telegrafi

Dënohet trajneri anglez që ofendoi lojtarët myslimanët dhe me ngjyrë në ekipin e tij – ai i quante terroristë

Ish-trajneri i klubit anglez Crawley, John Yems është suspenduar për 18 muaj pasi ai ofendoi lojtarët e tij për arsye fetare dhe racore.

Yems, 63 vjeç menaxhoi Crawley nga dhjetori 2019 deri në maj të vitit të kaluar dhe gjatë asaj periudhe ai vazhdimisht ofendoi futbollistët e tij.

Ai dyshohet se ka fyer futbollistët e tij për arsye fetare dhe racore 16 herë dhe Federata e Futbollit të Anglisë (FA) e shpalli fajtor për 12 prej tyre. Yems pranoi një akuzë, ndërsa FA vërtetoi 11 të tjera.


Ndër të tjera, Yems u dënua për këto arsye 


Shumë shoqata kundër racizmit janë të indinjuar nga shpjegimi që ka ardhur nga FA se pse ata dhanë një pezullim kaq të vogël, pavarësisht ofendimeve të shumta që Yems u tha lojtarëve të tij.

“Ne konkluduam se Yems nuk është racist dhe se ai nuk ka fyer me vetëdije futbollistët për shkak të besimeve të tyre fetare dhe ngjyrës së lëkurës. Nëse ai do të ishte vërtet racist, ai do të kishte marrë një dënim jashtëzakonisht të gjatë, ndoshta një ndalim të përjetshëm për të punuar në futboll”, sqarohet në vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version