Një huligan i futbollit është dënuar me burg për një sulm racist dhe “të pa provokuar” ndaj futbollistit të Manchester Cityt, Raheem Sterling.
Karl Anderson, 29 vjeçar është deklaruar fajtor për sulmin racor ndaj Sterlingut, i cili ka ndodhur ditën e shtunë jashtë fushave stërvitëse.
Tashmë Anderson është i njohur për gjykatë pasi që edhe ka 25 dënime për 37 vepra, përfshirë dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurës.
Ai do të vuajë dënimin duke qëndruar prapa grilave për 16 javë dhe duhet të paguajë 100 euro si kompensim.
Anderson, i cili e shkelmoi Sterlingin katër herë gjatë sulmit, tha se e “humbi durimin” ndërsa u pendua për veprimet.
Pamja e kamerave tregojnë se si Anderson e godet sulmuesin e Citizens dhe fyen në baza racore.
Ndërkohë, Sterlingun ka qenë i pranishëm në fitoren e mbrëmshme të City ndaj Leicster Cityt. /Telegrafi/