Telegrafi

Dënohet Parma dhe sulmuesi Calaio, klubi e fillon kampionatin në Serie A me pesë pikë minus

PARMA, ITALY - MAY 27: The Parma Calcio players celebrate the return in Serie A with the Trophy at Stadio Ennio Tardini on May 27, 2018 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Ka marr fund gjykimi për Parman që ishte rikthyer në Serie A këtë vit, pas disa vitesh në rangjet e ulëta.

Parma ishte akuzuar pasi që sulmuesi i saj Emanuele Calaio u kishte dërguar mesazhe lojtarëve të Spezias për tua lëshuar lojën.

Parma nuk do të bie në Serie B, pra do të jetë në elitë në sezonin 2018/19, por që do ta fillojë me minus pesë pikë.

Parma duke festuar kthimin në Serie A (Getty Images)

Ndërsa Emanuele Calaio që kishte dërguar mesazhet është dënuar me dy vite moslojë dhe me 20 mijë euro gjobë.

Sulmuesi i Parmës, Calaio ishte pikërisht ai që u kishte çuar disa mesazhe lojtarëve të Spezias në ‘What’s up’ duke iu kërkuar të mos luanin fort në ndeshjen e fundit te Serie B ndaj Parmas.

Emanuele Calaio (Getty Images)

Pikërisht ndeshja e fundit ndaj Spezias e fituar 2-0 e riktheu në Serie A skuadrën e Parmas.

Emilianët rrezikonin të binin në Serie B , pikërisht për shkak të këtyre mesazheve.  /Telegrafi/