Ivica Olic ka vënë baste në nëntë ndeshje të ligës së dytë gjermane, e cila gjë i ka kushtuar me pezullimin të përkohshëm, njofton Federata e Futbollit të Gjermanisë.
Në fakt, ish-reprezentuesi kroat do të humbasë dy ndeshje dhe duhet të paguajë një dënim prej 20 mijë eurove.
Por, futbollisti do të ndëshkohet edhe prej skuadrës së tij të Munich 1860, transmeton Telegrafi.
“Unë bëra një gabim të madh”, pohoi futbollisti 37-vjeçar kroat, i cili këtë verë u transferua në Bundesliga 2.
“Kam marrë pjesë në disa baste me shokët, por e gjitha vetëm për argëtim. Pagesat janë bërë përmes kartelës time bankare. Por, ne nuk vëmë bast për Munich 1860”, tha më tutje Olic. /Telegrafi/