Roddy Zambrano është dënuar nga komisioni disiplinor i kampionatit të Kupës së Amerikës Latine.
Argjentina ka treguar gishtin drejtë gjyqtarit kryesor të ndeshjes me Brazilin, të cilin e shohin fajtor kryesor për eliminimin nga garat.
Argjentinasit ishin mposhtur me rezultat 2-0 nga brazilianët, por që në dy raste mediat e huaja kanë shkruar se është dashur të tregojë në pikin e bardhë për skuadrën e Lionel Messit.
Madje, gjyqtari nuk ka dashur të konsultohet as me asistentët në dhomën e VAR-it, e cila gjë ka bërë shkaktojë zemërimin e sulmuesit të Barcelonës.
Shto edhe faktin që një pjesë të kohës radiolidhja e gjyqtarit nuk ka punuar dhe se nuk e ka lajmëruar rastin gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka bërë që të shqiptohet dënimi me mos delegim në ndonjë ndeshje tjetër të kampionatit, përkatësisht mos të jetë opsion i finales ose për vendin e tretë.
Ndryshe, Brazili në finale do të luajë kundër Perusë si dhe për pozitën e tretë do të takohen Argjentina dhe Kili. /Telegrafi/