Jimmy Lai, miliarderi i Hong Kongut, është dënuar me gati gjashtë vjet burg për mashtrim.
Një gjykatës tha se Lai shpallet fajtor për lëshimin me qira të një zyre në mënyrë të paligjshme në muajin tetor dhe nuk ndjeu asnjë pendim.
Përveç dënimit me pesë vjet e nëntë muaj, Lai u gjobit me 240 mijë euro, raporton bbc.
Miliarderi 75-vjeçar kohët e fundit kreu dënimin për pjesëmarrje në një vigjilje të ndaluar vitin e kaluar për viktimat e masakrës së Sheshit Tiananmen të Kinës në vitin 1989.
Një gjyq i veçantë që përfshin Lai për akuzat e sigurisë kombëtare do të fillonte më 1 dhjetor, por u shty me kërkesë të udhëheqësit të Hong Kongut, John Lee Ka-chiu. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.
Kina ka zbatuar ligjin e saj të gjerë të sigurisë kombëtare në qytetin e Hong Kongut, duke e bërë më të lehtë ndjekjen penale të protestuesve.
Ligji ka dërguar në arrestimin e shumë aktivistëve të shquar të demokracisë. Hong Kongu, një ish-koloni britanike, u kthye në sundimin e Kinës në vitin 1997. /Telegrafi/