Vendimi i marrë pas garës së Grand Prixit të Gjermanisë, i sollën pikë të reja Lewis Hamiltonit të Mercedesit si dhe Robert Kubicës së Williamsit.
Pikët iu shënuan kampionit në fuqi dhe polakut falë sanksioneve ndaj pilotëve të skuderisë së Alfa Romeos.
Kimi Raikkonen dhe Antonio Giovinazzi u dënuan me 30 sekonda për thyerjen e rregullave gjersa nuk kanë respektuar disa rregulla të sigurisë pasi kanë filluar reshjet e shiut.
Raikkonen e përfundoi garën në të shtatin dhe Giovinazzi në të tetin vend, por u zhvendosën në të 12-tin dhe 13-tin për shkak të penalltisë.
Britanikut iu njoh pozita e nëntë në vend të 11-të dhe kështu i takuan dy pikë gjersa Robertit i takoi pozita e dhjetë dhe mori një pikë.
Ndryshe, Hamilton po e kryeson kampionatin në renditjen e ngasësve, ashtu sikurse edhe Mercedesi në garën për konstruktor. /Telegrafi/