Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet për procedurat disiplinore të inicuara nga Komisari i Garave.
Kështu, Hajvalia është dënuar me 800 euro, për lëshimet në organizimin e ndeshjes së javës 25 me Dritën.
Lojtari i saj, Liridon Leci është dënuar vetëm me dy ndeshje moslojë, për shkak të sulmit fizik në vëzhguesin e ndeshjes, Rasim Gimolli, pas përfundimit të takimit, sulm ky që ndodhi në zhveshtoret e klubit, thuhet në njoftimin e FFK-s.
Drejtori i Shkollës së Futbollit të të njëjtit klub, Ali Ajeti, u dënua me shqiptimin e masës ‘qortim’.