Marouane Fellaini i Manchester Unitedit dhe Robert Huth i Leicester Cityt janë dënuar me tre ndeshje mos-lojë shkaku i kacafytjes së tyre në barazimin 1:1.
Huth tërhoqi për flokë mesfushorin belg, i cili i ishte kundërpërgjigjur me goditje me bërryl.
Fellaini do të mungojë për tri ndeshjet e mbetura në Premier Ligë, ndërsa do të rikthehet për finalen e FA Cup që Unitedi e zhvillon ndaj Crystal Palacet.
Huth, do të mungojë në dy ndeshjet e fundit dhe në ndeshjen e parë të sezonit të ri.