Site icon Telegrafi

Dënimi i ashpër që e pret Man Cityn nëse shpallet fajtor për 115 akuzat në ‘gjyqin e shekullit’

Eksperti i financave të futbollit, Kiernan Maguire beson se Manchester City mund të përballet me një zbritje prej 100 pikëve nëse shpallën fajtor për parregullësi financiare.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier janë të dyshuar për 115 thyerje të rregullave financiare nga viti 2009 dhe dënimi më i ashpër me të cilin mund të përballen është rënia nga elita, ndërsa zbritja e pikëve dhe gjobat janë po ashtu dënime të mundshme.

Organet e Ligës Premier e kanë akuzuar Cityn për dështim në aspektin e llogaridhënies në pagesat që i janë bërë lojtarëve dhe trajnerëve.

Një hetim që është bërë nga e përditshmja gjermane Der Spiegel, ka zbuluar dokumente sipas të cilave City akuzohet se ka marrë para përmes pronarëve të klubit nga sponzorët në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dy palët më në fund do të përballen në gjyq i cili pritet që të nis të hënën dhe Maguire beson se City do të përballet me dënim tejet të madh nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat.

“Ata do të përballen me një zbritje të madhe të pikëve nëse 115 akuzat vërtetohen. Mund ta imagjinoni se zbritja e pikëve mund të jetë diku mes 60 ose 100 pikëve, varësisht nëse ata duan që klubi të vuajë mjaftueshëm sa të bie nga kategoria”, ka thënë Maguire.

Seanca e pavarur parashikohet të zgjasë përafërsisht dy muaj, megjithëse vendimi final nuk pritet të bëhet publik deri në pranverën e vitit 2025 , sipas raportimeve të fundit nga Anglia.

Së fundmi për këtë temë kishte folur edhe vet trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili kishte thënë se është i lumtur se më në fund ky gjyq do të mbahet dhe do të qartësohet çdo gjë./Telegrafi/

Exit mobile version