Teatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni sjell në skenën e Teatrit të Gjilanit shfaqjen “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltërt”.
Kjo vepër, e shkruar nga John Patrick Shanley dhe vënë në skenë nën regjinë e Ana Batevës, sjell një histori të fuqishme mbi vetminë, dhimbjen dhe shpresën për një fillim të ri.
Në rolet kryesore interpretojnë aktorët, Liridona Shehu dhe Alban Krasniqi.
“Dy të huaj takohen në errësirën e natës, duke zbuluar plagë të vjetra dhe dëshirën për të nisur nga e para”, thuhet në njoftimin e teatrit.
Shfaqja do të prezantohet sonte në ora 20:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, duke premtuar një përvojë të paharrueshme emocionale dhe një mesazh të fuqishëm për publikun. /Telegrafi/