Banorët e fshatit Graboc të Fushë Kosovës kanë raportuar për dëmtim të anësorëve mbrojtëse të urës së lumit në këtë fshat.
Sipas raportimeve të banorëve, kjo paraqet pasiguri për banorët e sidomos për fëmijët që kalojnë atë urë çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë në foto shihet ura e dëmtuar.
Ndryshe, qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse. /Telegrafi/