Telegrafi

Dëmtimi i Neymar: PSG konfirmon mungesën njëmujore, fansat e lidhin me ditëlindjen e motrës së tij, ku ai gjithmonë është prezent

Neymar pësoi një dëmtim të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen ku braziliani ishte startues në ndeshjen e PSG-së kundër Caen në Kupën e Francës.

PSG fitoi 1-0, por ndeshja mbeti në hije e dëmtimit të Neymar që erdhi në minutën e 60-të.

Neymar tani zyrtarisht do të jetë jashtë fushave për katër javë, pasi është klubi që e ka konfirmuar vetë këtë gjë.

Neymar tani do të humbasë ndeshjen vendimtare të PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër ish-skuadrës Barcelonës në mesjavë.

Ai gjithashtu është në dyshim për ndeshjen e dytë, e cila zhvillohet më 10 mars.

Për ironi të fatit, ditëlindja e motrës së tij është më 11 mars.

Pse kjo është domethënëse? Epo, çuditërisht, Neymar është pezulluar ose dëmtuar rregullisht për ditëlindjen e motrës së tij në vitet e fundit.

E gjitha filloi në vitin 2015, kur ai mori shumë kartonë të verdhë dhe u pezullua.

Ai u pezullua në vitin 2016 gjithashtu, ndërsa u lënduan për ditëlindjen e motrës në vitet 2017, 2018 dhe 2019.

Neymar theu mallkimin kur ai ishte pa lëndime vitin e kaluar, por ai mund të jetë jashtë përsëri për ditëlindjen e saj muajin tjetër.

Tifozët e futbollit e kanë kthyer në shaka dëmtimet e Neymar kur afron ditëlindja e motrës së tij.

Njëri ka shkruar: “Janë 3 gjëra të sigurta në jetë: Vdekja, taksat dhe Neymar që do të lëndohet për ditëlindjen e motrës së tij.”

Është e rëndësishme të theksohet se Neymar nuk lëndohet me dashje, por është mjaft e çuditshme se si kjo vazhdon të ndodhë vit pas viti. /Telegrafi/