Site icon Telegrafi

DEMOS dhe Komuna e Rahovecit nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Me qëllim përforcimit të transparencës buxhetore dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisjen lokale, Komuna e Rahovecit, dhe DEMOS kanë nënshkuar një memorandum bashkëpunimi.

Projekti DEMOS, është një projekt i cili mbështet të gjitha komunat në Kosovë që të përmirësojnë qeverisjen lokale për të vepruar në mënyrë më demokratike dhe për të menaxhuar më mirë aktivitetet e tyre, dhe si i tillë ky projekt poashtu punon ngushtë me qeverinë qendrore për të përmirësuar politikat dhe për të forcuar sistemin.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Rahovecit tutje thuhet se ky partneritet do të ndihmojë në planifikimin e hershëm buxhetor, konsultimet publike dhe përdorimin e platformave digjitale.
Tutje komuna e Rahovecit e ka falenderuar DEMOS-in për mbështetjen e dhënë që në këtë komunë të ndërtohet një qeverisje më e hapur dhe më efikase për qytetarët e Rahovecit. /Telegrafi/
Exit mobile version